Mbi 26 klube të futbollit të shqiptarëve në Zvicër, janë bashkuar dhe kanë krijuar Unionin e Futbollit Shqiptarë në Zvicër. Ndiqeni reportazhin e realizuar nga RTK për të mësuar më shumë.

 Përmes Unionit, ata synojnë ngritjen e nivelit të futbollistëve shqiptarë. Duan të krijojnë ura lidhëse mes klubeve shqiptare në Zvicër, atyre në vendlindje dhe një bashkëpunim më të avancuar me autoritetet zvicerane të futbollit.

Merret vesh se me bashkimin e klubeve shqiptare në një Union, klubet shqiptare të futbollit do të organizojnë “Kupen e Unionit”.

Në plan të këtij projekti është poashtu krijimi i përfaqësuese së Unionit e përbëre nga lojtarë më të klubeve shqiptare në Zvicër.


Klubet shqiptare të futbollit në Zvicër nën një kupolë